Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar Gent Sejkon për një mandat të dytë si guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Në një njoftim për shtyp, Meta ka bërë të ditur se Sejkos i ka përfunduar mandati 7-vjeçar në datën 5 shkurt.
Kandidatura e Sejkos i propozohet për votim Kuvendit të Shqipërisë.
“Vlerësojmë politikën e Bankës së Shqipërisë, që ka qenë akomoduese për të ofruar mbështetjen e nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e tërmetit dhe pandemisë, si dhe për të lehtësuar konsolidimin fiskal”, ka thënë Meta.
Para se të zgjidhej guvernator, Sejko ka pasur një eksperiencë më shumë se 20 vjeçare në sektorin bankar, përfshi pozicione drejtuese në ish-Bankën Amerikane të Shqipërisë, Bankën Raiffeisen dhe Bankën Societe Generale Albania.
https://president.al/presidenti-meta-dekreton-z-gent-sejko-per-tu-zgjedhur-guvernator-bankes-se-shqiperise/?fbclid=IwAR3xdUAFhdljJGqBsaIxoVEajPry7hJ8dVwbXiqhim9YQNZYbw_fWeRm5QA
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...