Google ADS

Osmani takon Vickers, flasin për bashkëpunimin në sferën e ekonomisë dhe mbrojtjes

12:08 | 14 Shkurt 2022
arbresh.info

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e kryeministrit britanik për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, deputetin Martin Vickers.

Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat u vlerësuan të shkëlqyeshme me mundësinë e thellimit të mëtejme të tyre.

“Presidentja Osmani ka vlerësuar ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke shfaqur shpresë për intensifikimin e saj. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka shfaqur gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë dhe mbrojtjes. Sipas saj është mirë që lidhjet historike ndërmjet dy shteteve të zbërthehen në mundësi ekonomike”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se, Presidentja i ka bërë të ditur deputetit Vickers se  institucionet kosovare kanë bërë përparim në sundimin e ligjit dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për investitorët e huaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme