2.7 milionë euro është investimi i Bashkimit Evropian në ndërtimin e shkollës së mesme në Llapllasellë të Graçanicës, raporton Ekonomia Online.
Gjatë ditës së sotme është inauguruar kjo shkollë, ku i pranishëm ishte edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog
Ai u shpreh i lumtur që kjo shkollë u ndërtua me fonde të BE-së, ndërsa theksoi se arsimi do të jetë prioritet i tyre.
“Janë të shpërndara në tri lokacione dhe kjo ndërtesë përmban hapësire mësimi për laboratorë, argëtim dhe hapësira për mësimdhënës. Ndërtimi ka filluar ne vitin 2017. Më vjen mirë që jam këtu që t’ia dorëzojmë shkollën komunës që është ndërtuar me fonde të BE. Sektori i arsimit do të mbetet prioritet. Gjithë populli i Kosovës kanë nevojë për arsim cilësor. U dëshiroj sukses nxënësve dhe ashpëroj se do të mund t’a fillojmë ta shfrytëzojmë objektin sa më parë”, tha Szunyog.
E kryetarja e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Subaric, e konsideron ditë të rëndësishme inaugurimin e kësaj shkolle, teksa shtoi se e kanë pritur inaugurimin e kësaj shkolle për një kohë të gjatë.
“Ne kemi pritur për këtë ditë një kohë të gjatë dhe është shumë e rëndësishme për komunën tonë. Ëndrrat e brezave po jetësohen. Falënderoj ambasadorin e BE për kontributin e tyre që BE ka dhënë për ta ndërtuar këtë qendër të mirë. Arsimi është baza e një shoqërie të zhvilluar. Sistemi jonë arsimor dhe mësimdhënësit kanë qenë dëshmitar se sa i rëndësishëm është arsimimi dhe është ndër shtyllat e avancimit dhe zhvillimit”, u shpreh Subaric.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...