Rreth 200 mijë euro para të qytetarëve për telefonat e ri të deputetëve

11:45 | 14 Shkurt 2022
arbresh.info

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, ka firmosur marrëveshje në fund të muajit janar me Telekomin e Maqedonisë që do të vlejë 2 vite. Sigurohen 270 linja celulare me biseda të pakufizuara dhe me internet, me çmim 497 denarë në muaj, shkruan ММС.

Deputetët do të pajisen me telefona të ri, kurse parapagimi për telefonat qytetarëve do t’iu kushtojë 192.000 euro për dy vite, rreth 100 mijë euro në vit.

Po ashtu, Telekomi i Maqedonisë duhet t’i japë Kuvendit subvencione prej 72.000 euro për blerjen e telefonave të rinj celularë për 270 linjat e modelit të parë tarifor dhe 120 për atë për modelin tarifor për deputetë.

Kontrata e fundit e Kuvendit për telefoninë mobile ishte para dy viteve, po ashtu me “Makedonski Telekom” për të njëjtën shumë prej 192 mijë eurosh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme