Molliqaj i shkon në zyrë Ymer Fejzullahut të ZRrE-së: Jep dorëheqje

11:32 | 14 Shkurt 2022
arbresh.info

Dardan Molliqaj, nga Partia Socialdemokrate së bashku me bashkëpartiakët e tij, po qëndrojnë tek Zyra e Rregullatorit për Energji.

“Sa është subvencionimi prej qeverisë deri në 800 kilowat? Ju keni propozu 100 milionë euro me i marrë prej shtetit. 25 milionë euro i keni shtu prej propozimit në vendim. Sa është marzha e fitimit që ja keni leju KEDS-it. Unë nuk kom qasje në përmbajtje. Pse se keni lon faturimin pasi të bëhet publikimi? Duhet me dhënë dorëheqje. Marre duhet me ju ardhë. Po doni me vazhdu manipulimin edhe për tri javë tjera”, deklaroi Molliqaj, shkruan arbresh.info.

Këto komente ai i bëri në komunikim me Ymer Fejzullahun, kryesues i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

“Ju kishëm lut mos me i pengu njerëzit në punën e tyre. Mundeni me e arsyetu dhe e procedu nëse ka çështje ligjore. Nuk është mënyra e diskutimit. Keni mujt me ardhë në seancë publike”, deklaroi Ymer Fejzullahu.

Përfaqësuesi tjetër i PSD-së, tha se do të presin në zyrat e ZRrE-së deri në publikimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

ZRrE-ja arsyetohet se sapo të bëhet gati do të publikohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme