Google ADS

Momenti kur policia vret një person në aeroportin e Parisit

11:25 | 14 Shkurt 2022
A. B.

Një burrë u qëllua për vdekje nga policia në stacionin Gare du Nord në Paris, të hënën në mëngjes, pasi kërcënoi oficerët me thikë.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, tregoi në Twitter se oficerët e policisë i përdorën armët e tyre por e shmangën çdo rrezik për veten dhe pasagjerët, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info

Ministri i Transportit, Jean-Baptiste Djebarri, më vonë e konfirmoi se sulmuesi “vdiq në vend”, ndërsa dy oficerët u “plagosën lehtë”.

Një burim policor i tha Euronews se i dyshuari mbante një thikë me një teh 30 cm.

Policia nuk ka thënë se cili ishte motivi i tij, por thotë se terrorizmi nuk duket të jetë shkaku. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme