Real Madridit mund t’i jepet një avantazh i ri në përpjekjet e tyre në vitin 2022 për të nënshkruar yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Los Blancos janë lidhur shumë me një lëvizje verore për ndërkombëtarin norvegjez së bashku me një varg fuqish të tjera evropiane.
Haaland është nën kontratë me gjigantët e Bundesligës deri në vitin 2024, megjithatë, klauzola e tij e lirimi prej 75 milionë euro në “Signal Iduna Park” aktivizohet në fund të sezonit aktual.
Megjithatë, sipas raportimeve nga gazeta gjermane “Bild”, dëshira e Adidas për të nënshkruar me lojtarin, mund të ndihmojë përpjekjet e Real Madridit në muajt e ardhshëm.
Marka sportive gjermanë përflitet se ka mbajtur një takim me Haaland dhe përfaqësuesit e tij pasi kontrata e tij me Nike skadoi muajin e kaluar.
Ish-trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ishte gjithashtu i përfshirë në bisedimet sekrete, sipas raportit, me një kaim te Adidas duke e bërë më të lehtë një lëvizje në Madrid bazuar në të drejtat e imazhit personal.
Adidas aktualisht sponsorizon një mori lojtarësh të Real Madridit, me lidhjen e tyre si prodhues të fanellave për klubin që shtrihet në vitin 1998 dhe marrëveshje e tyre aktuale 1.1 miliard euro zgjat deri në vitin 2028./Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën