Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë për herë të parë ka filluar të shënohet me 14 shkurt të vitit 2015 e cila është organizuar nga Byroja Ndërkombëtare për Epilepsi (IBE)dhe Lidhja Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë (ILAE).
Edhe në Kosovë sot, shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë, organizuar nga Klinika e Neurologjisë dhe Shoqata Kundër Epilepsisë.
Kjo ditë shënon një platformë për njerëzit me epilepsi që të ndajnë përvojat dhe historitë e tyre me një audiencë globale.
Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj dite është ngritja e vetëdijes për nevojën e përmirësimit të tretmanit dhe kujdesin për 6 milionë njerëz në Evropë të cilët konsiderohen se e kanë epilepsinë, sipas Epilepsy Fondation and Epliepsy Together.
Kriza epileptike shkaktohet nga zbrazja enorme e qelizave te eksituara nervore. Një sulm epileptik nuk do të thotë epilepsi. Meshkujt vuajnë pak më shumë se femrat. Epilepsia mund të fillojë në çdo moshë por më e zakonshme është në fëmijëri dhe në moshat e shtyra mbi 65-vjeç.
Deri në 70% e personave me epilepsi kanë kontrolle të plotë të krizave me përdorimin e terapisë antiepileptikë. Terapia për epilepsinë doemos duhet të merret me rregull, ashtu si është udhëzuar nga neurologu/epileptologu, me kontrolle të rregullta, si dhe kontrolli i ilaçit në gjak dhe EEG, transmeton arbresh.info.
65 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me epilepsi ku vetëm në SHBA diagnostifikohen 150,000 raste të reja çdo vitë, dhe një e treta e njerzëve me epilepsi jetojnë në kriza të pakontrollueshme sepse asnjë trajtim i disponueshëm nuk funksionon për ta.
Personat me epilepsi duhet të jetojnë dhe të punojnë në një atmosferë normale e të shëndoshë, me përkrahje të familjes dhe mjedisit shoqëror./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend