Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të ketë mot me diell dhe reshje shiu.
Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -2 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 9-15 gradë Celsius.
“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferike. Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj mot relativisht të ngrohtë Të mërkurën pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius. Do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes e lehtë deri mesatare?, ka bërë të ditur IHK. /arbresh.info/
Rusia: Do të arrijmë të gjitha qëllimet në Ukrainë
Në zonën 40 km/h voziti 122 k/h, gjobitet ngasësi me 400 eur...
Kurti vizitoi vendin e rënies së Heroit, përurohet emërtimi ...
79-vjeçari nga Ferizaj gjen një portofol me para – e dorëzon...
Njëvjetori i vrasjes së Afrim Bunjakut, Kearns: Radoiçiq dhe...
Vazhdon periudha për aplikim të subjekteve politike për cert...