Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Teatrit për studentë, “Skena Up”, është një tjetër festival që shuhet këtë vit si pasojë e zvogëlimit të buxhetit nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sipas organizatorëve.
Ata patën bërë të ditur kohë më parë se ky festival nuk do të mbahet sivjet, mirëpo patën paralajmëruar disa debate për gjendjen e kulturës në vend, të cilat tashmë i kanë anuluar gjithashtu.
Megjithatë, një nga ngjarjet të cilat ka qenë e planifikuar më herët në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Kosovë do ta shënojë këtë edicion të paralajmëruar të mbahet gjatë këtyre ditëve. Të shtunën në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të shfaqet filmi pa zë “Metropolis” i përcjellë me tingujt e pianistit gjerman Graf v. Brothmer, i cili ka qenë planifikuar të shfaqet në kuadër të këtij edicioni.
“Kemi vendosur të heqim dorë edhe nga debatet për të shfaqur vetëm filmin pa zë, si një formë e reagimit dhe shpërfaqjes së gjendjes në të cilën ndodhet kultura kosovare: pa zë”, thuhet në kumtesën e festivalit.
“Metropolis” është një film gjerman i vitit 1927 me regji të Fritz Lang që cilësohet si një nga filmat epik në kinematografinë gjermane.
Nëse do të mbahej edhe sivjet, festivali i studentëve pas 12 edicioneve të suksesshme, do të zhvillonte edicionin e 13-të.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...