Google ADS

“Nuk i kam thënë të gjitha”, Arjola Demiri sqaron njëherë e mirë pjesën e viktimizimit

00:51 | 14 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Ditën e sotme ish-banorja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri ka qenë e ftuar në emisionin “Fan Club Big Brother VIP”. Ajo diskutoi me të ftuarit e tjerë në studio për shumë çështje që kishin të bënin jo vetëm me të kur ka qenë banore brenda shtëpisë më të njohur tashmë në vend por edhe në lidhje me angazhimet dhe me çështjet e reja që e presin jashtë.

Aktorja bukuroshe e cilësoi rrugëtimin e saj si një nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj. Duke qenë se edhe një nga çështjet më të diskutuara kanë qenë akuzat për viktimizim që i janë bërë vazhdimisht gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo vendosi që të shprehej dhe të thoshte se mund të kishte treguar shumë gjëra akoma më të rënda, që nuk i ka thënë për të ruajtuar ekuilibrat.

“Ajo çfarë unë kam treguar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka qenë e moderuar, e zvogëluar, ka qenë për të ruajtur disa ekulibra jashtë, brenda, për fëmijët, për gjithçka. Unë jam një vajzë e fortë por ajo çfarë publiku nuk dinte për mua është që unë jam një vajzë super e ndjeshme. Jo se e kam lidhur me veten time sepse unë kam punuar fort deri në një pikë që edhe mund t’ia dilja por unë prekem edhe me gjëra shumë të vogla. Unë kam treguar eksperiencën time për të inspiruar, kam treguar vështirësitë e mija që janë ngjarje që lenë shumë shenjë”, tha ajo./topradio/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme