Google ADS

Glauk Konjufca uron Frank Steinmeier për  mandatin e tij të dytë si President i Gjermanisë

21:38 | 13 Shkurt 2022
KRG

Kryeparlamenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar për rizgjedhjen e Frank Walter Seinmeier për mandatin e tij të dytë si President  i Gjermanisë.

Konjufca me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Gjermania kanë qenë dhe vazhdon të jenë mbështetje e Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Kryeparlamentari poashtu ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata të cilët kanë kontribuar për shtetndërtimin, integrimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Më poshtë gjeni postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i uroj z.Frank Walter Steinmeier rizgjedhjen President Federal i Gjermanisë.

Gjermania mike, populli i mrekullueshëm gjerman, udhëheqësit e saj të lartë dhe z.Steinmeier, kanë qenë dhe vazhdonjnë të jenë në mbështetje të Republikës së Kosovës gjithanshmërisht, duke kontribuar për shtetndërtimin, integrimin dhe zhvillimin e  vendit tonë.

Shfrytëzoj edhe këtë rast që t’i shpreh Presidentit Steinmeier, Qeverisë dhe Parlamentit Gjerman mirënjohjen e thellë për gjithë çfarë kanë bërë për Kosovën dhe për qytetarët e saj, gjithnjë me dëshirën dhe gatishmërinë e thellimit të marrëdhënieve  ndërmjet vendeve tona.

Urime miku ynë!. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme