Loriana Kuka fiton medaljen e artë në European Open

17:29 | 13 Shkurt 2022
KRG

Xhudistja nga Kosova, Loriana, Kuka, ka fituar medaljen e artë në European Open 2022 që është duke u zhvilluar në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kuka u shpall kampione në European Open 2022 në kategorinë -78 kilogramë, ku në finale arriti ta mposht italianën Linda Politi.

Loriana në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon turken, Serdem Daharli.

Ndërsa në çerekfinale Loriana mposhti me Ippon edhe holandezen Lieke Derks.

Ajo në gjysëmfinale mposhtikroaten, Petrunjela Pavic./arbresh.info/

Të ngjashme