Atletët tanë kanë thyer bllokimin e vazhdueshëm të Serbisë që iu është bërë sportistëve tanë.
Ata garuan të barabartë me të gjitha shtetet tjera në Kampionatin Ballkanik U-22, që të shtunën dhe të dielën u mbajt në Beograd të Serbisë.
Garuesit tanë u përfaqësuan me simbolet tona shtetërore, duke përdorur emrin Kosova në fanellat garuese dhe rekuizitat tjera sportive, kurse flamuri ishte i paraqitur ne tabelat e rezultateve.
Shkaku i Kosovës, Federata Ballkanike ka vendosur që asnjë flamur i ndonjë shteti të mos valojë në Ballkanik.
Përfaqësimi i atletëve tanë në një garë ndërkombëtare në Beograd, është i pari, dhe vjen pas refuzimit të vazhdueshëm të Serbisë, e cila ua kishte ndaluar sportistëve tanë pjesëmarrjen me simbole shtetërore dhe fanella me mbishkrimin Kosova.
Së fundi një gjë e tillë u kishte ndodhur boksierëve, që nuk u lejuan të marrin pjesë në botërorin e mbajtur në Beograd.
Ekipi i atletëve tanë u përbë nga Florentina Restelica, Sara Susuri, Ejona Shala, Enis Bytyçi, Granit Ahmeti dhe Olti Bytyqi
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...