Këtyre moshave u takojnë gjashtë viktimat e sotme nga koronavirusi

16:05 | 13 Shkurt 2022
A. B.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Një viktimë është i moshës 40-49 vjeçare nga Komuna e Ferizajt, një i moshës 50-59 vjeçare nga Rahoveci, një i moshës 60-69 vjeçare nga Lipjani, dy të moshës 70-79 vjeçare nga Lipjani dhe Gjakova dhe një mbi 80 vjeç.


Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 602 raste të reja me COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme