Llapi rikthehet me fitore në “Zahir Pajaziti”, arrin fitore komode ndaj Ulpianës

15:39 | 13 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Llapi ka arritur fitore me rezultat 2-0 ndaj Ulpianës, ndeshje e vlefshme kjo për xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë ishe e barbartë nga të dyja skuadrat, ku as rastet serioze nuk ishin shumë të shpeshta.

Ne pjesën e dytë të këtij takimi u vulos gjithçka.

Fillimisht, Alban Shillova zhbllokoi rezultatin në minutën e 54-të, ku kaloi llapjanët në epërsi fillestare.

Për rezultatin përfunimtar për 2-0 u përkujdes Qlirim Avdulli u cili realizoi autogol, ku edhe u desh ndërhyrja e sistemit “VAR” për të marrë një verdikt final.

Pas kësaj fitore, lapjanët zënë vendin e katërt me 32 pikë të grumbulluara, ndërsa lipjanasit renditen në vendin e nëntë me 18 pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme