Google ADS

Malisheva triumfon ndaj Prishtinës, nis në mënyrën më të mirë sezonin pranveror

15:09 | 13 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Malisheva ka arritur fitore me rezultat 2-1 ndaj Prishtinën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të të Superligë së Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuarat dhe pa shumë raste.

Kështu pas disa tentimeve, shifrat nuk ndryshuan dhe të dy skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë me rezultat 0-0.

Pjesa e dytë ishte toptalisht tjetër për dallim nga ajo e para.

Goli i parë erdhi nga mesfushori i Malishevës, Mërgim Pefqeli, i cili “ndëshkoi” ish-skuadrën e tij në minutën e 77-të, ndërsa Ilir Mustafa dyfishoi për 2-0 në minutat shtesë të ndeshjes.

Për rezultatin përfundimtar, 2-1, u përkujdes Besnik Krasniqi pak pa përfunduar ndeshja.

Pas kësaj fitore, Malisheva renditet në pozitën e shtatë me 22 pikë, ndërsa Prishtina gjendet në vendin e pestë me 24 pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme