Shën Valentini njihet si dita e të dashuruarve ku kjo ditë shënohet në vende të ndryshme të botës.
Në Kosovë kësaj dite i kushtojnë rëndësi në veçanti çiftet e reja.
Mundësia e përzgjedhjes së dhuratave është e madhe edhe tek ne, ku dyqanet e ndryshme ofrojnë llojllojshmëri të luleve dhe dhuratave për t`i këmbyer me njëri-tjetrin në këtë festë, vetëm duhet kujdes dhe dëshirë për shkëmbimin e tyre.
Mund të lexoni disa fakte interesante per kete dite.
1. Çdo vit, më shumë se 36 milionë kuti çokollatash me formë zemre shiten në të gjithë vendin.
2. Një mashkull shpenzon mesatarisht 130 dollarë në ditën e Shën Valentinit, ndërsa një femër shpenzon 70 dollarë.
3. Çdo vit, rreth 9 milionë njerëz u blejnë kafshëve dhurata për Shën Valentin.
4. 14 shkurti është dita e dytë me e madhe e shpërndarjes së kartolinave, pas Krishtlindjeve.
5. Këtë vit pritet të shpërndahen 1 miliardë kartolina në të gjithë botën.
6. Hallmark ishte një nga të parët që prodhoi kartolinën në Ditën e Shën Valentinit, në vitit 1913.
7. Më shumë se 1/3 e meshkujve janë të lumtur që nuk marrin asnjë dhuratë nga e dashura për Shën Valentin.
Kryeministri kanadez takohet me Trump mes kërcënimeve për rr...
“Ne duhet të ndryshojmë”, Hansi Flick tregon fajtorin për hu...
Rizvanolli: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optima...
Bora arrin deri në 20 cm në zonat malore të Shqipërisë
Pse më së vështiri janë Peshqit në horoskop për t’u kuptuar
Ministri britanik për Evropën: Duhet hetim i plotë dhe urgje...