Mbi 90 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën përforcuese dhe dozën e tretë në Kosovë

10:12 | 13 Shkurt 2022
A Z

Ditëve të fundit ka pasur rënie të lehtë të numrit të rasteve të reja me coronavirus në Kosovë.

Krahas kësaj është rritur numri i personave të cilët po vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 800 mijë e 413 doza të vaksinës.

Deri më tani 810 mijë e 436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 92 mijë e 902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

 

Të ngjashme