Albin Tahir në top 30-she nga 89 garues në sllallom të madh

09:39 | 13 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Albin Tahiri ka përfunduar në mesin e 30 më të mirëve nga 89 garues në disiplinën e sllallomit të madh, në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Skitari ynë arriti një tjetër synim të tij për të hyrë në 30 më të mirët në LOD Pekini 2022, pas vendit të 15-të të zënë në kombinim alpin.

Ai zuri vendin e 30-të. Në lëshimin e parë ishte i 37-ti.

Shkaku i kushteve të vështira në shteg shumë garues u diskualifikuan, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan 47 garues./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme