Skepticizëm rreth nismave për fuqizimin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës

08:20 | 13 Shkurt 2022
A Z

Kritikat e vazhdueshme në diplomacinë kosovare, duket se janë bërë shkas që mbledhjet e përbashkëta mes kryeministrit, Albin Kurtit, presidentes Vjosa Osmani e kryeparlamentarit Glauk Konjufca të kenë ndryshime.

Në mbledhjen e fundit në mesin e kësaj treshe ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtëm, Donika Gërvalla.

Në këtë takim u vendos që të formohet një nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës si dhe për dialogun me Serbinë.

Ndonëse nismë e iniciuar nga krerët e shtetit, skeptik rrugën e saj po e shohin ata që merren më çështje politike në vende, raporton arbresh.info

Afërdita Maliqi, njohëse e çështjeve politike, ka numëruar dështimet që kanë qenë në nivel ndërkombëtare që nga ardhja në pushtet e kësaj klase politike.

“Takimet e tilla mes krerëve të shtetit ndodhin edhe mbrapa kamerave, sepse besoj që të gjitha ndryshimet në ambasadat e Kosovës kanë qenë në harmoni të të gjithë akterët. Por, takimi i fundit i bërë publik sigurisht se është një mesazh që po përgatitin ndonjë iniciativë.

Kritikat e vazhdueshme që kanë qenë në adresë të MPJ dhe vetë diplomacisë kosovare mundet më qenë një arsye dhe një mesazh që munden më përgatit ndonjë fushatë lobimi për njohje të reja, ose edhe rregullimit të imazhit të Kosovës, sepse jemi dëshmitar që nga ardhja e tyre, diplomacia kosovare ka ngecur, s’kemi pa takime të rëndësishme të nivelit të lartë, as marrëveshje të rëndësishme”, ka thënë Maliqi për Arbresh.info

Duke u bazuar në veprimet e tyre të deri tashmë, ajo shprehet skeptike karshi iniciativave të tyre.

“Sidoqoftë, bazuar në veprimet e deritashme, unë jam spektike që kjo kastë udhëheqësish mund të qojë përpara ose të rrisë reputacionin e Kosovës në nivel ndërkombëtar”, ka përfunduar Maliqi.

Më pritshmëri të pakta karshi iniciativave të tilla, duke e parë punën e deritashëm e sheh edhe Blerim Burjani, analist i çështjeve politike.

“ Po kjo është e mundshme ta shohim si  e mendojnë strategjinë, është diçka tjetër. Sa kane aftësi për të lobuar, çfarë ekipe bëjnë për lobim, kush do te përfshihet në këtë lobim, cili do te jetë roli i ambasadorëve te fjeture neper ambasada? E shume çështje tjera, pra realisht nuk është punua asgjë dhe përnjëherë dalin shume ide apo ide te cilat s’ka kush ti realizoj për momentin. Këto ide duhet të jenë konkrete dhe duhet punuar shume miqtë tanë. Dihet se ne politik ndërkombëtarë kjo nuk i ka punët mire, e vështirëson shume, pra duhet te ndërtoj një partneritet të sinqertë, me miqtë tan për te reflektuar diçka pozitivisht”, ka thënë Burjani për Arbresh.info.

Presidenca nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e arbresh.info, ku është kërkuar më shumë sqarime për këto nisma.

Kujtojmë që Kosova si shtet i pavarur, njohjen e fundit e ka pasur më 4 shtator të vitit 2020.

Që nga ajo periudhë, vendi ynë nuk ka marr asnjë njohje tjetër.

Ndryshe deri në vitin 2021, Kosova nuk ka pas të drejt të aplikoj as në organizatat ndërkombëtare, pas marrëveshjes së shtatorit të vitit 2020 të nënshkruar në Shtëpinë Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse në të thuhej që Kosova nuk do të aplikonte në organizatat ndërkombëtare e më këtë për një vite as Serbia nuk do të lobonte kundër Kosovës.

Afati ka skaduar, por duket që janë liderët e vendit që kanë vendosur që në këtë periudhë mos të aplikojnë./V.Selimi/Arbresh.info/

Të ngjashme