Një 31-vjeçar është arrestuar në Zhupan të Fierit këtë të shtunë pasi kërcënoi bashkëshorten e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 31 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me sende të forta bashkëshorten e tij”, sipas policisë.
Gjithashtu u arrestua edhe një person tjetër në Fier, pasi po udhëtonte pa patentë.
“Specialistët e Sekorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 45 vjeç, banues në Divjakë; D. P., 49 vjeç, banues në Divjakë; O. Zh., 34 vjeç, banues në Divjakë, pasi janë kapur duke drejtuar motomjetet e tyre të pa pajisur me leje drejtimi”, sipas policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për të dy personat./tch/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?