Libri i ri i Prince Harry do t’i bëjë të qarta ndjenjat e tij për njerkën Camilla dhe do të “trondisë deri në palcë monarkinë”, thotë një mik i tij.
Miqtë e Prince Harry kanë treguar se libri i tij do të shfaqë shumë të vërteta të panjohura deri me tani dhe kjo pritet që të “trondisë familjen Mbretërore”, transmeton portal arbresh.info
Harry përdori paraqitjen e tij të fundit publike, një video-telefonatë këtë javë me ish-kapitenin e rugbit të Uellsit, Gareth Thomas, për të nderuar nënën e tij të ndjerë, Dianën.
Por me sa duket, ai nuk tha asnjë fjalë për lajmin dramatik se Camilla, 74 vjeç, do të bëhet në fakt mbretëresha e ardhshme kur babai i tij Princi Charles, 73 vjeç, të ngjitet në fron.
Heshtja e tij “flet shumë” thotë një shok, i cili pretendon se Harry, 37 vjeç, nuk është aspak i afërt me njerëkën e tij.
“Edhe pse tensionet mes tyre janë zbutur me kalimin e viteve, ishte më shumë për një shfaqje uniteti sesa për një marrëdhënie të ngushtë. Kishte shumë probleme në fillim, por me kalimin e kohës, Uilliam dhe Harry kanë përmisuar disa gjëra dhe kanë bashkëjetuar me të si rritur, megjithatë, ata as nuk kanë qënë dhe as nuk janë shumë të afërt me të”, tha një mik i Prince Harry, shkruan Mirror.
Diana iu referua në mënyrë të famshme Camilla-s në intervistën e saj të vitit 1995 për Panorama të BBC-së, kur tha se kishte “tre persona” në martesën e saj me Charles.
Libri i Prince Harry pritet të botohet në fund të këtij viti.
“Ai ka shumë për të thënë për këtë. Njerëzit mendojnë se ai po mban një profil të ulët për të respektuar familjen, por nuk është ashtu”, shtoi miku i tij.
Harry u prezantua fillimisht me Camilla-n pak para përvjetorit të parë të vdekjes së Dianës dhe thuhet se takimi mes tyre ishte shumë i tensionuar.
Harry ishte vetëm 13 vjeç, i mungonte tmerrësisht mamaja e tij dhe nuk ishte në gjendje të ndalonte veten karshi njerkës.
Megjithatë, me kalimin e kohës, aid he Uilliam zhvilluan një marrëdhënie të ngrohtë me Camillan. arry tha në vitin 2005, gjatë një interviste për të shënuar ditëlindjen e tij të 21-të, se ai dhe Uilliam “e donin atë shumë”. Dhe ai gjithashtu e falënderoi publikisht atë që e bën babanë e tyre “shumë të lumtur”.
Por që nga shpërngulja e Harryt në Amerikë me gruan Meghan, 40 vjeç, ai ka qenë i prirur të sigurojë që kujtimi dhe trashëgimia e nënës së tij të mos lihen në harresë./arbresh.info/
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...