Edhe 4 persona kanë vdekur në 24-orëshin e fundit në Kosovë. E nga 1 janari si pasojë e infektimit me Covid-19 kanë vdekur 77 persona në vendin tonë, duke rritur numrin e viktimave në 3068.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit pozitiv me koronavirus janë konfirmuar 643 raste të reja, derisa numri total i të infektuarve nga fillimi i pandemisë ka arritur në 222 mijë e 339 persona.
E në luftën kundër Covid-19, në të gjitha qytetet e Kosovës është lehtësuar marrja e vaksinës, për çka qytetarët mund ta marrin atë edhe pa termin.
Këtë javë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në kryeqytet u vendos edhe tenda ku qytetarët e interesuar mund të vaksinohen kundër Covid-19. Por, pavarësisht lehtësimit, të shtunën nuk u pa interesim i madh për vaksinim.
“Sot e kom marrë dozën e tretë të vaksinës, po më duket këtu ka pak njerëz duke e pritur, ka ra interesimi. Unë i kisha ftuar të gjithë qytetarët që të vaksinohen, nuk po shoh diçka që është e paarsyeshme për të mos u vaksinuar, kjo është për të mirën e njerëzimit”, ka deklaruar qytetari Skënder Konxheli.
Edhe qytetari Avdullah Govori iu ka përgjigjur pozitivisht thirrjes së institucioneve për ta marrë dozën përforcuese kundër koronavirusit.
“Unë jam t’u e marr vaksinën e tretë sot. Kisha apeluar tek të gjithë që ta marrin për shkak se është për të mirën tonë. Nuk po shoh që paska shumë interesim të madh, ndoshta ka pas më herët po për momentin nuk paska shumë”, ka thënë ai.
Edhe Hysen Reqi gjatë ditës së sotme e ka marrë dozën e tretë të vaksinës. “Është e vërtetë se ka ra interesimi për vaksinim, zakonisht vijnë këta që kanë nevojë të shkojnë jashtë, që udhëtojnë më tepër, por ngadalë ngadalë do të vaksinohen të gjithë”, ka thënë ai.
Sipas të dhënave të IKSHP-së, gjatë 24 orëve të fundit janë administruar mbi 1400 doza të vaksinës, derisa numri i dozave të dhëna në total është 1.8 milionë vaksina./RTK/
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...