Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se faza akute e pandemisë mund të përfundojë këtë vit, nëse rreth 70 për qind e botës vaksinohen.
“Besojmë që faza akute e kësaj pandemie të përfundojë këtë vit, sigurisht me një kusht, nëse 70 përqind e botës vaksinohen deri nga muaji qershor dhe korrik”, u tha Tedros Adhanom Ghebreyesus gazetarëve në Afrikën e Jugut, transmeton portal arbresh.info
“Nëse do të bëhet kjo, faza akute mund të përfundojë vërtet dhe kjo është ajo që ne presim. Është në duart tona. Nuk është çështje rastësie. Është çështje zgjedhjeje”, shtoi ai.
Ai i ka bërë këto komente gjatë një vizite në Afrigen Biologics and Vaccines, e cila ka prodhuar vaksinën e parë të mRNA COVID të bërë në Afrikë duke përdorur sekuencën e Modernas.
Vaksina do të jetë gati për prova klinike në nëntor, me miratim që pritet në 2024.
Afrigen Biologics and Vaccines, po udhëheq projektin pilot, të mbështetur nga OBSH dhe iniciativa COVAX.
Tedros gjithashtu u kërkoi vendeve afrikane të mbështesin përpjekjet për të krijuar një rregullator afrikan të ilaçeve, shkruan Aljazeera.
Ai tha se institucionet kontinentale si Agjencia Afrikane e Medikamenteve të planifikuara ishin të rëndësishme sepse ato mund të ulnin kostot dhe të ndihmonin në luftimin e barnave të falsifikuara ose me cilësi të dobët./arbresh.info/
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...