Google ADS

“Nuk më linte të dilja”, konkurrentja e Për’puthen nga Kosova tregon historinë me ish të dashurin

21:48 | 12 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Rrushe Zyba tanimë nuk është emër i panjohur për publikun.

Flasim për konkurrenten e parë nga Kosova që u bë pjesë e Për’puthen tash e disa javë.

Ditën e djeshme në puntatën e radhës së emisionit, ajo rrëfeu një histori jo të mirë që i ka ndodhur në të shkuarën.

Ajo tregoi lidhjen më të gjatë e njëherish më të tmerrshme që ka përjetuar, të cilës i ka dhënë fund si pasojë e xhelozisë, sipas saj, shumë ekstreme.

Rrushja tha gjatë kësaj marrëdhënieje qëndronte gjatë të gjithë kohës mbyllur në shtëpi, pasi ish i dashuri i saj nuk e lejonte ate as të dilte për të blerë apo pirë kafe.

Ajo rtregoi se u tregua e durueshme plot 4 vite. Mirëpo, më në fund vendosi t’i jepte fund.

“Nisa të mbyllesha në shtëpi. Po mbyllesha mes katër mureve. Durova sa durova, pastaj nuk mundesha më. Nuk më linte as të bija një kafe. Ishte një marrëdhënie katër vjeçare por e pashë që më mirë ishte të ndahesha”, – ka treguar ajo.

Rikujtojmë se Rrushja është përfolur shumë edhe për motrën e saj Lauretën që sapo ka hyrë në program, emri i së cilës dikur ishte përmendur në kronikat e zeza të lajmeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme