“NEWBORN” këtë vit i kushtohet grave të Kosovës

21:41 | 12 Shkurt 2022
S D

Punimet në dizajnimin e obeliskut “NEWBORN” për këtë vit kanë filluar.

Sivjet shkronjat do të ngjyrosen me fytyra të grave, duke synuar vetëdijesimin e shoqërisë që gratë duhet trajtuar më dinjitetshëm, njofton Klan Kosova.

Sipas Fisnik Ismailit, tematika e sivjetme do të quhet “Gratë me krahë”, me idenë që t’i jepet më shumë mbështetje atyre.

Mirëpo, realizimi sipas tij sërish nuk po përkrahet nga institucionet dhe gjithçka do të kryhet me vetëfinancim e ndihmën e vullnetarëve.

Vitin e kaluar “NEWBORN” iu dedikua UÇK-së, derisa dizajni i tij ndryshon çdo 17 shkurt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme