Google ADS

Kapet shqiptarja me 370 mijë dollarë ari në aeroportin e Stambollit

17:47 | 12 Shkurt 2022
S D

Policët turq nuk u kanë besuar syve teksa kanë peshuar sasinë e arit që mbante me vete shqiptarja Fatime Reçi kur u ndalua dy ditë më parë në aeroportin e Stambollit.

Asaj iu kapën dy lingota ar me peshë totale 3.1 kilogramë, një numër i madh byzylykësh ari dhe 17 ora të shtrenjta.

Ata dyshuan menjëherë pasi e panë gruan sepse çanta që kishte varur në pjesën e barkut peshonte shumë.

Pasi e kanë ndaluar dhe i kërkuan që të hapte çantat policët bllokuan të gjithë sasinë e arit dhe orëve të shtrenjta.

E gjithë ajo që Fatime Reçi mbante në çantën e saj ka një vlerë totale prej 5 milionë lira turke ose rreth 370 mijë dollarë amerikan./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme