Katër persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 4.043 testime, 643 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
MSH ka bërë të ditur se tre viktima i takojnë grupmoshës 70-79, dhe një viktimë i takon grupmoshës 60-69.
Po ashtu, MSH ka njoftuar se sot janë shëruar 2.028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632.
“Në total numri i rasteve aktive është 14.639. Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.433 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës”, thuhet në njoftim.
Deri më sot 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 92.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./arbresh.info/
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister
Pezullohet nga puna profesori që hodhi në mbeturina flamurin...
Banorët ‘tallin’ Drilonin pas paralajmërimit të tij
Festohet 28 nëntori në Luginë, merr pjesë edhe ambasadori Ca...