Ish-kryeministri i Bosnje e Hercegovinës, Haris Silajdzhiq në një intervistë ka folur për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet për shkëputjen e “Republika Srpskas” nga territori i Bosnje e Hercegovinës.
Silajdzhiq thotë se ekziston një synim i Serbisë që ta marrë “Republika Srpspkan” si kompensim për atë që serbët e quajnë “humbje të Kosovës”.
“Ekziston një përllogaritje që të merret ajo që është mjaftueshëm e rëndësishme për Bosnjën, hidrocentralet, toka bujqësore, pyjet, dhe të thuhet që kam pasur tokë serbe këtu, dhe kështu të justifikojnë atë që e quajnë humbje të Kosovës”, ka thënë ai.
Silajdzhiq thotë se e sheh si mundësi të hapur që të ketë një përllogaritje të tillë ku mendohet një kompensim “Republika Srpska për Kosovën”.
Muajve të fundit ka pasur përpjekje të shumta nga kreu i “Republika Srpskas”, Millorad Dodik”, për t’u shkëputur nga Bosnja e Hercegovina. Kjo ka nxitur reagime të faktorit ndërkombëtar që edhe i kanë vendosur sanksione Dodikut. Derisa Vuçiq vetëm në mënyrë deklarative ka thënë se është për respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit./Anadolu Agency/
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...