Wesley Clark: Nëse sulmon, Putini do të bëhej kriminel lufte e Rusia shtet mashtrues

10:11 | 12 Shkurt 2022
V. S.

Ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, do të bëhej kriminel lufte dhe se Rusia do të përballej me ndërlikime të mëdha ligjore e financiare, nëse vendos të sulmojë, duke iu referuar rrezikut për pushtimin e Ukrainës.

“Nëse ai sulmon, Putini do të bëhet kriminel lufte dhe Rusia do të bëhet shtet mashtrues. Ndërlikime të mëdha ligjore e financiare për Rusinë, nëse ai sulmon”, shkroi ish-gjenerali Clark në llogarinë e tij në Twitter.

Në një intervistë për transmetuesin publik kroat, HRT, Clark i ka komentuar tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën, duke thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të vendosë “nëse do të paguajë një çmim tmerrësisht të lartë, nëse e sulmon vërtet Ukrainën”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme