Policia ka arrestuar një 57-vjeçar në Shijak, pasi drejtonte autobusin në gjendje të dehur. Policia bën me dije se falë dhe bashkëpunimit me qytetarët kanë prangosur B.V., 57 vjeç, banues në fshatin Erzen të Shijakut.
Shërbimet e Policisë Rrugore pas njoftimit të marrë nga qytetarët se një autobus, kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet –Shijak, menjëherë kanë bërë të mundur bllokimin e autobusit.
Njoftimi i policisë:
Drejtonte autobusin në gjendje të dehur, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia Rrugore vë në pranga 57 vjeçarin.
Gjithashtu ndëshkohet me masë administrative me 90.000 lekë të rinj dhe me 16 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit.
Shërbimet e Policisë Rrugore pas njoftimit të marrë nga qytetarët se një autobus, kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet –Shijak, menjëherë kanë bërë të mundur bllokimin e autobusit.
Pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtusi i autobusit shtetasi B.V., 57 vjeç, banues në fshatin Erzen të Shijakut, drejtonte autobusin në gjendje të dehur në masën 1.48 mg për litër.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale “Drejtimit te mjetit në mënyrë të parregullt” (në gjendje të dehur), dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon qytetarët që denoncojnë këto raste që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe apelon që cilido që konstaton raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor të denoncojnë menjëherë në 112 e Komisariatin Dixhital duke ju garantuar anonimat të plotë e reagim të menjëhershëm, pasi siguria rrugore, është një ndër prioritetet kryesore që ka Policia e Shtetit. /Telegrafi/
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...