Google ADS

Rritja e çmimeve kundrejt pagave krijon momentum që qytetarët të braktisin Kosovën

08:22 | 12 Shkurt 2022
L G

Rritja e çmimit të energjisë në Kosovë pritet të rëndoj edhe më shumë gjendjen ekonomike dhe sociale vlerësojnë ekspertët, raporton arbresh.info.

Kjo rritje është duke u parë si shqetësuese e madje edhe si stimulues për të përjetuar edhe një ikje masive të qytetarëve.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, për arbresh.info ka thënë se për pagën që është në Kosovë kjo rritje do ta thellojë gjendjen e keqe.

Tutje, Azemi tha se as qeveritarët e as ZRrE-ja nuk janë në dijeni se çka është paga minimale dhe se si arrin të mbijetojë një familje e varfër në Kosovë.

“Ne edhe më herët kemi shprehur shqetësimet për gjendjen që e kemi pasur edhe pa ngritjen e çmimeve të rrymës pasi që dihet që ne kemi një pagë mesatare 320 euro dhe normal që e kemi edhe pagën 170 euro dhe 130 euro, andaj rritja e çmimit vetëm sa ka thellua gjendjen e keqe”, tha Azemi.

Ai tutje tha se për këtë rritje nuk do duhej të vendosin ata që hargjojnë karburante sa shpenzojnë tri familje.

“Vendos për çmimin e rrymës një person i cili vetëm karburante të natës shpenzon sa tri familje në Kosovë. Ai nuk mund ta përcaktojë çmimin e rrymës pasi që ai nuk e din çka është mos me pas një kafshatë bukë me ja vendos fëmijës përball. E kam një bindje të plotë se këta do të vetëdijesohen që kanë bërë gabim por shpresoj të mos bëhet vonë që ata kanë marr vendime të gabueshme”, deklaroi Azemi.

Ndërkaq ekonomisti Safet Gerxhaliu, për arbresh.info tha se lajmi për rritjen e energjisë elektrike do të sjellë panik tek qytetarët.

Rritja e varfërisë dhe rritja e çmimit të energjisë nuk është në proporcionin e duhur.

“Lajmi për vendimin e ngritjes së energjisë elektrike është një lajm i cili vërtet është duke sjell panik tek qytetarët e Kosovës e them këtë bazuar në faktin që ngritja e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, sepse pavarësisht asaj që po analizohet dimensioni ekonomik e social po anashkalohet dimensioni emocional në këtë drejtim qytetarët e Kosovës po përballen me një terror psiqik.. Në Kosovë kem një rritje të varfërisë dhe në anën tjetër kemi ngritje të çmimeve në mënyrë të pakontrolluar në mënyrë spekulative ndërsa pagat janë ato që kanë qenë qoftë në sektorin privatë apo edhe publik dhe vërtet është një momentum ku po i shtyn qytetarët ta braktisin Kosovën”, tha Gerxhaliu.

Gerxhaliu tutje tha se Kosovës në këtë moment i duhet një politik që ka guxim për vendimmarrje.

“Kosovës i duhet një kryeministër apo i duhet një politik që ka guxim për vendimmarrje dhe definitivisht të vendoset për rritjen e kapaciteteve gjeneruese ndërsa në coftë se nuk do të merret një hap i tillë, Kosova edhe më tutje do të varet nga importi pra do ta ngulfat zhvillimin ekonomikë, do të përkeqësoj situatën sociale”, tha Gerxhaliu.

Kujtojmë që menjëherë pas vendimit se do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike ka pasur reagime nga të gjitha anët duke e kundërshtuar plotësisht shtrenjtimin e energjisë./S.D/arbresh.info/

Të ngjashme