Izraeli njoftoi të premten se ka nisur evakuimin e familjarëve të stafit të ambasadës në Kiev.
Evakuimi tha se po bëhet për shkak të “përkeqësimit të situatës”, që duket se është referencë për krizën midis Ukrainës dhe Rusisë.
Ministria e Jashtme izraelite po ashtu u bëri thirrje izraelitëve që të shmangin udhëtimin për në Ukrainë, ndërkaq shtetasit që ndodhen në këtë shtet, “të shmangin zonat e tensionit”.
Ky njoftim i Izraelit vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje shtetasve amerikanë që janë në Ukrainë, të largohen menjëherë nga shteti, pas rritjes së kërcënimeve për veprime të ushtrisë ruse.
Rusia ka vendosur mbi 100,000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën. Perëndimi thotë se Moska mund të jetë duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm të Ukrainës, por pala ruse mohon se ka plane të tilla.REL/
LEXO EDHE
Mbretëria e Bashkuar këshillon largimin nga Ukraina – Arbresh.info
Amerikanët e japin afatin e saktë kur Rusia do ta sulmojë Ukrainën – Arbresh.info
Rreziku për luftë mes Rusisë dhe Ukrainës, vjen reagimi i NATO-s – Arbresh.info
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë