Google ADS

Mbretëria e Bashkuar këshillon largimin nga Ukraina

21:41 | 11 Shkurt 2022
L G

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka këshilluar shtetasit në Ukrainë që të largohen tani, tha të premten Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Këshillat më të fundit të udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar për Ukrainën thonë: “FCDO tani këshillon kundër çdo udhëtimi në Ukrainë. Shtetasit britanikë në Ukrainë duhet të largohen tani teksa mjetet tregtare janë ende në dispozicion.”

Shumë vende, duke përfshirë Japoninë, Izraelin, Norvegjinë, Korenë e Jugut dhe Letoninë, kanë këshilluar sot qytetarët e saj të largohen nga Ukraina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme