Theo Hernandez ka thënë se është i lumtur që ka vazhduar kontratën e tij me Milanin.
Mbrojtësi i majtë francez 24-vjeçar rinovoi zyrtarisht kontratën me kuqezinjtë deri në vitin 2026.
Hernandez fillimisht diskutoi vendimin e tij për të nënshkruar rinovimin e kontratës me Milanin.
“Jam shume i lumtur. Që nga dita e parë që erdha këtu, kam kaluar shumë mirë me trajnerin, ekipin, Maldinin dhe të gjithë. Prandaj e rinovova kontratën. Tani duhet të vazhdojmë kështu dhe t’i bëjmë gjërat mirë”.
“Është e vërtetë që shumë ekipe më donin, por unë mendoja vetëm për Milanin dhe për të qëndruar këtu”.
“Unë jam këtu me tifozët. Jam shumë i lumtur këtu, me miqtë dhe shokët e skuadrës, të dashurën dhe foshnjën që është rrugës. Jam vërtet i lumtur”, deklaroi Theo
24-vjeçari francez flet për të ardhmen e tij, por edhe ndihmën që i ka dhënë Pioli si trajner.
“Jam ende i ri, më duhet të rritem dita-ditës. Nuk kam pse të them nëse jam më i mirë se të tjerët, këtë duhet ta thotë populli”.
“Pioli më ka përmirësuar në gjithçka, si person, ashtu edhe në lojë. Që në ditën e parë që erdha më tha që duhet të bëj atë që di dhe tani po e bëj. Njerëzit, familja ime dhe shokët e mi të skuadrës më ndihmojnë”, nënvizoi Theo.
Në fundi, Hernandez foli për atë se si ndihej të mbante shiritin e kapitenit kundër Venezia muajin e kaluar.
“Trajneri më tha për këtë, por mendova se ishte një shaka. Ishte e vërtetë, shpresoj ta mbaj për më gjatë”, deklaroi ai.
24-vjeçari Hernandez ka shënuar katër gola dhe ka dhënë tetë asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...