Google ADS

Kërkohej nga drejtësia kosovare, 34 vjeçari arrestohet në Ferizaj

21:05 | 11 Shkurt 2022
L G

Policia e Kosovës ka arrestuar B.B 34 vjeçar, i cili ishte në listën e personave të kërkuar nga drejtësia kosovare.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rajoni i Ferizajt, i dyshuari është prangosur sonte rreth orës 19:00 në Ferizaj, shkruan arbresh.info.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sonte rreth orës 19:00 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ka arrestuar në shtëpinë e tij në rrugën “Shefki Zariqi” në Ferizaj, personin e kërkuar me inicialet B.B (M/K) i moshës 34 vjeçar”, njofton policia.

Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ” Vjedhje ”

Pas kompletimit të dokumentacionit, sipas policisë, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, me burgim për dy (2) vite .

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/

Të ngjashme