“Stadiumi do të marrë emrin e Mane”, surprizë e bukur për yllin e Senegalit

20:33 | 11 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Në Senegal vazhdon festa e fitimit të Kupës së Kombeve të Afrikës.

“Luanët e Terangës” mposhtën me penallti Egjiptin e Momo Salah, duke dërguar për herë të parë në histori trofeun e madh në Dakar.

Sadio Mane shënoi penalltinë vendimtare dhe në vendlindje e kanë gati surprizën për yllin e Liverpool. Kryebashkiaku i Sedhiou, qytetit ku ka lindur sulmuesi, Abdoulaye Diop dha lajmin e bukur.
“Ne do t’i vendosim emrin e Sadio Mane stadiumit të qytetit, për t’i shprehur atij gjithë mirënjohjen tonë. Sadio nderoi Senegalin dhe qytetin tonë, e meriton plotësisht këtë dhuratë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme