Google ADS

Njohja e patent shoferëve të Kosovës, vjen reagimi i ambasadorit gjerman Rhode

18:53 | 11 Shkurt 2022
L G

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, është shprehur i lumtur pasi Këshilli Federal në Gjermani votoi për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës.

Rhode ka shkruar ky është hap tjetër në marrëdhëniet Gjermani-Kosovë.

“I lumtur të ndaj lajmin e mirë pas votimit të sotëm në Bundesrat. Patent shoferët nga Kosova dhe Shqipëria tani njihen në Gjermani. Një hap tjetër në marrëdhëniet Gjermani-Kosovë”, ka shkruar Rhode.

Gjermania ka vendosur sot që t’i njohë patentë-shoferët nga Kosova. Ky propozim ka marrë miratimin e të 16 landeve gjermane./arbresh.info/

 

Të ngjashme