Kemi qëllim serioz që të jemi bashkë gjatë gjithë kësaj kohe. Jemi të bindur se fluturimi Sofje-Shkup do të jetë mjeti i vetëm që njerëzit e përfshirë në turizëm të kenë më shumë mundësi, më shumë fitime dhe më shumë turistë. Kështu deklaroi ministri i Transportit Nikollaj Sabev nga Shkupi.
Sipas ministrit, ne duhet t’i zhvillojmë marrëdhëniet tona ekonomike në një mënyrë të re në mënyrë që të dyja vendet të kenë përfitime dhe gëzim. Për angazhimin serioz të Bullgarisë, shtoi Sabev, flet edhe fakti që në delegacionin tonë është edhe ministri i turizmit.
Sot po tentohet të rifillojë linja ajrore midis Sofjes dhe Shkupit, e cila ekzistonte për më shumë se 10 vjet, por u mbyll pasi ishte jofitimpërurse.
Ministri Sabev zbarkoi në Shkup së bashku me kompanitë turistike bullgare. Aktualisht po mbahet një forum me pjesëmarrjen e përfaqësuesve bullgarë dhe të Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues të industrisë së turizmit, për të diskutuar mbi mundësitë e përdorimit të linjës ajrore./Telegrafi/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...