Google ADS

Përfundon takimi, partitë opozitare i bashkohen PSD-së për protestë

14:40 | 11 Shkurt 2022
V. S.

Pas thirrjes për një mbledhje për rritjen e çmimit të energjisë nga ana e Partisë Sociale Demokrate këtij takimi iu përgjigjën vetëm tri parti politike, ku edhe u dakorduan për protestë, shkruan arbresh.info.

Pas takimit që zgjati rreth një orë, Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate si iniciues i takimit më partitë politike e sindikatat e Kosovës, tha se u dakorduan që duhet të mbahet një protestë kundër vendimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike, raporton arbresh.info.

“Të gjithë njëzëri jemi kundër këtij vendimi. Neve na është rrit çmimi i energjisë më tre rreshta. I ftojmë partitë e tjera opozitare që të inkurajojnë veprimin e tyre brenda institucioneve siç është Gjykata Kushtetues për këtë çështje. Ka pajtim mes partive që ishim sot,  për një proteste por duhet të dakordohemi për kohen e saktë të protestës”, tha Molliqaj.

Në këtë takim ku temë e diskutimit ishte shtrenjtimi i energjisë elektrike, nuk morën pjesë PDK-së e LDK-së si dy partitë më të mëdha opozitare./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme