Hoti i gëzohet lajmit për njohjen e patentë shoferëve nga Gjermania

13:39 | 11 Shkurt 2022
V. S.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është gëzuar lajmin për njohjen e patentë shoferëve nga Gjermania.

Përmes një postimit në facebook, Hoti tha se janë mbajtur shumë diskutime me palën gjermane, dhe u shkëmbyen shumë vizita e të dhëna zyrtare për vite me radhë për këtë temë.

Postim i plotë:

Më vjen mirë që sot u konkretizua angazhimi afatgjatë i institucioneve shtetërore të Kosovës për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës nga ana e Gjermanisë. Janë mbajtur shumë diskutime me palën gjermane, janë shkëmbyer vizita dhe të dhëna zyrtare për vite me radhë.

Partneriteti Kosovë-Gjermani është i përhershëm. Pjesa më e madhë e qytetarëve të Kosovës që kanë emigruar për dekada me radhë kanë gjetu strehim dhe punë në Gjermani falë mikëpritjes së shtetit dhe popullit gjerman. Shumë familje në Kosovë e kanë përmirësuar standardin e jetës falë të ardhurave të fituara nga puna e familjarëve të tyre në Gjermani.

Gjermania është ndër partnerët kryesorë politik dhe ekonomik të shtetit të Kosovës. Dhe i gjithë populli i Kosovës është mirënjohës për këtë miqësi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme