Reagon ish-ministrja Bajrami, pasi i akuzuari pranoi fajin për vjedhjen e 2.1 milionëve

12:35 | 11 Shkurt 2022
S D

Ish-ministrja e Ekonomisë, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi i akuzuari për vjedhjen e 2.1 milionë eurove të thesarit, Labinot Gruda e pranoi fajësinë.

Bajrami tha se gjithmonë do të denoncoj çdo krim dhe vjedhje që ndodh. Kjo pasi sipas saj, ka qenë vet ajo që e ka denoncuar Grudën për vjedhjen e 2.1 milionë eurove të thesarit.

“E denoncova, dikush e pa si faj, e pranoj këtë faj. Kam pranuar me qindra mesazhe përkrahëse që kam DENONCUAR vjedhjen e 2.1 milionë eurove. Dhjetëra e qindra reagime nëpër rrjete sociale e kërcënime pse kam denoncuar. Sot, kur i akuzuari kryesor e PRANOI fajin, po e pranoj edhe unë një faj. Fajin se e kam DENONCUAR. Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë do të bëj të njëjtin faj. Prapë, do të DENONCOJ secilin krim e secilën vjedhje që ndodh. Nuk jam dorëzuar dhe nuk dorëzohem as nga ata që kanë tentuar të më ndalin të flasë e denoncoj paligjshmëri e shkelje ligjore tjera”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Më tutje, deputetja e LDK-së deklaroi se sot është një ditë e madhe për drejtësinë dhe Kosovën.

Ajo ka kërkuar kthimin e parave në buxhetin e shtetit.

Njëri prej të pandehurve kryesorë në rastin e dyshuar të vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, në tetor të vitit 2020, Labinot Gruda, e ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat për të cilat akuzohet, në seancën e radhës gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme