Deputetët votojnë raportin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve

12:16 | 11 Shkurt 2022
V. S.

Me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka votuar raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se pajtohen plotësisht me të gjeturat e në raportin e mbikëqyrjes nga komisioni parlamentar.

“Janë dy nga ligjet që ndonëse janë votuar në Kuvend, s’kanë hasur zbatim. Përmes mbikëqyrjes që bëjnë komisionet lehtësohet edhe puna jonë, sepse përmes raporteve që i voton ky Kuvend e kuptojmë se cilat janë problemet që duhet adresuar. Kemi trajtuar raportin e mbikëqyrjes së këtij ligji dhe pajtohemi plotësisht me të gjeturat”, tha Haxhiu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme