Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier, ka thënë se procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, duhet të jetë i drejtë, i hapur dhe bazuar në merita.
Në konferencën vjetore të prokurorëve, Hovenier foli edhe për korrupsionin duke thënë se korrupsioni është kancer që jo vetëm varfëron qytetarët e rëndomtë, por prish besimin e qytetarëve në qeveritë demokratike.
“Jam inkurajuar që e kam parë sa shumë kanë përparuar kosovarët në arritjen e vendosjes së një sistemi të fortë të sundimit të ligjit. Në një kohë relativisht të shkurtër ju keni ndërtuar një kornizë ligjore të sofistikuar keni përmirësuar qasjen në drejtësi keni zvogëluar numrin e lëndëve të vjetra dhe në mënyrë pro-aktive keni ndihmuar viktimat për të përfituar kompensim për dëmet. Ju gjithashtu keni prëmirësuar disiplninën e brendshme dhe sistemet e vlerësimit të performancës, një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një kulture llogaridhënie dhe profesionalizmit sidomos në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Mbajtja nën kontroll e korrupsionit e forcon sundimin e ligjit duke kontribuar në stabilitet, të drejat e njeriut dhe demokraci. Kjo gjithashtu nxit rritjen ekonomike dhe ofron mundësi të barabartë për bizneset. Po aq e rëndësishme, vështirëson mundësitë për veprim të atyre personave të përfshirë në veprimtari kriminale transnacionale, terrorizëm dhe tregti të paligjshme”, tha ai.
Ambasadori mes tjerash përmendi edhe një deklaratë presidentit amerikan, Joe Biden, duke e cituar: “Luftimi i korrupsionit nuk është vetëm qeverisje e mirë, është vetëmbrojtje, është patriotizëm dhe është thelbësor për ruajtjen e demokracisë dhe ardhmërisë sonë”.
“Opinioni publik ka besim të madh në ju dhe ju nxis që në bashkëpunim me policinë, t’i ndërmerrni të gjitha hapat e domosdoshëm për të çuar përpara luftën e korrupsionit. Ndër të tjera, luftimi i korrupsionit kërkon prokurorë që veprojnë me standardet më të larta etike. Shërbyes publikë, të cilët refuzojnë të bëjnë kompromise të pajustifikuara, kërkon standard të lartë të sjelljes, profesionalizmit, drejtësi e paanshmëri. Indiferenca institucionale ndaj korrupsionit çel rrugën për të lejuar rritjen e korrupsionit. Presidenti Biden ka thënë: Luftimi i korrupsionit nuk është vetëm qeverisje e mirë, është vetëmbrojtje, është patriotizëm dhe është thelbësor për ruajtjen e demokracisë dhe ardhmërisë sonë. Korrupsioni është kancer që jo vetëm varfëron qytetarët e rëndomtë, por prish besimin e qytetarëve në qeveritë demokratike. Pikërisht tani, para jush është një proces i rëndësishëm: është me rëndësi që Këshilli Prokurorial i Kosovës të mbajë proces të përzgjedhjes së drejtë, të hapur dhe bazuar në merita”, tha Hovenier./klankosova/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...