Zëvendës kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se me miratimin në Qeveri të nismës për marrëveshjet financiare për IPA 2021, IPA 2022 dhe IPA III, Kosova përfiton mbi 130 milionë euro fonde nga BE-ja.
“Me miratimin në mbledhjen e 61-të të qeverisë të nismës për marrëveshjet financiare për IPA 2021, IPA 2022 dhe IPA III, bëjmë hapa konkretë për përfitimin e fondeve nga BE. IPA III do shërbejë si marrëveshje kornizë që Kosova të përfitojë nga fondet e BE-së të ofruara në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit për programet vjetore IPA 2021-2027. Nga programet vjetore IPA 2021 dhe IPA 2022, Kosova përfiton përkatësisht 63.96 milionë për IPA 2021 dhe 70.25 milionë euro nga IPA 2022”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, këto fonde do shërbejnë për zbatimin e projekteve si deminimi, përkrahja për komunat, instrumenti i përafrimit me BE-në, përkrahja për mjedisin, tregtia dhe tregu i brendshëm, përkrahja për bujqësinë dhe zhvillimin rural, kthimi dhe riintegrimi i komuniteteve, përkrahja për profesionet e lira në Kosovë, energjia e gjelbër dhe efiçienca e energjisë, ekonomia qarkore dhe menaxhimi i mbeturinave, ujërat e zeza dhe zhvillimi gjithëpërfshirës socio-ekonomik./arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...