Kapen cigare të kontrabanduara në vlerë 12 mijë euro

11:27 | 11 Shkurt 2022
S D

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në një automjet transportues kanë gjetur dhe sekuestruar cigare të kontrabanduara në vlerë 12 mijë euro.

Sipas Doganës shmangiet nga detyrimet doganore llogaritet të jenë 63.756 euro.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 11 Shkurt, 2022 në magjistralen Aeroport – Prishtinë Njësitet Antikontrabande kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues te dyshimte. Me ketë rast janë gjetur cigare te Kontrabanduara / pa dokumentacion përcjellës me vlere prej 12,000.00 €. Shmangiet nga Detyrimet Doganore llogaritet të jenë 63,756.00 €.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore ne Prishtine dhe pas intervistimit me Urdhër te Prokurorit Kujdestar dy te dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme