Hetuesit belgë që ditën e djeshme marrën në pyetje kryedemokratin Lulzim Basha, në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur sërish në ambientet e SPAK. Sipas informacioneve mësohet se hetuesit belgë do vijojnë marrjen në pyetje të personave të tjerë që mund të kenë dijeni lidhur me parata e sukestruar në automjetet tip “Toyota Yaris”. Hetuesit belgë për këtë çështje do marrin 22 persona, të cilët janë miq, familjarë, të personave në akuzë, por edhe persona që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitet kriminal.
Kujtojmë se gjatë pasdites së djeshme Basha u mor për më shumë se dy orë në pyetje, për çështjen e bujshme të “Toyota Yaris”. Pasi doli nga ambientet e SPAK, kreu i PD-së shprehu gadishmërinë e tij për të bashkëpunuar me drejtësinë, qoftë atë belge, qoftë atë shqiptare./lapsi.al/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?