Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Blutë e Tiranës bëjnë me dija se në pranga janë vënë A. D., 19 vjeç dhe A. P., 62 vjeç. Policia i ka lokalizuar dhe kanë kapur në flagrancë këta dy shtetas, në bulevardin “Zhan D’Ark”, në momentin që po shkëmbenin lëndën narkotike me paratë, brenda automjetit të shtetasit A. P.
Blutë kanë zbuluar se A. D., pasi siguronte sasinë e lëndës narkotike në qytetin e Durrësit, e transportonte atë në Tiranë dhe ia shiste shtetasit A. P., i cili e shpërndante në doza të vogla në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Bllokut, në Rrugën e Elbasanit dhe në afërsi të Piramidës. Për këtë arsye vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./lapsi.al/
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë