Vezët janë burim i fuqishëm i vitaminave, proteinave dhe yndyrave të shëndetshme, megjithatë, ato nuk mund të konsumohen nga një grup i caktuar njerëzish.
Studimet kanë treguar se të verdhat e vezëve janë pasura me kolesterol, por kjo mund të mos ketë efekt në rritjen e nivelit negative të kolesterolit, transmeton portal arbresh.info
Në fakt, shumë studime argumentojnë se vezët mund të kthehen në të pashëndetshme, kur i skuqim me gjalpë dhe i kombinojmë me proshutë, , salsiçe apo majonezë.
Sipas ekspertëve mjekësorë nga klinika Mayo, njerëzit e shëndoshë mund të hanë deri në 7 vezë në javë, pa rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Megjithatë, Dr. Francisco Lopez-Jimenez, thotë se disa studime sugjerojnë se ngrënia e shtatë vezëve në javë bëhet e rrezikshme nëse jeni të prekur nga diabeti, pasi rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës.
Lopez-Jimenez vëren se kërkimet konkurruese nuk e kanë konfirmuar këtë, dhe përfundimisht duhet të bëhen më shumë kërkime që të vendosin një lidhje midis ushqimeve tuaja të preferuara të mëngjesit, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.
Një studim i botuar në The British Journal of Nutrition u fokusua në një periudhë gati 30 vjeçare (1991 deri në 2019) në afërsisht 9,000 të rritur në Kinë, ku rastet e diabetit janë në rritje.
Studiuesit gjetën se ata që hanin më shumë se 50gr në ditë, ose ekuivalentin e një veze, kishin një rrezik më të lartë të rritjes së rrezikut nga diabeti.
Studimi zbuloi gjithashtu se korrelacioni midis konsumit ditor të vezëve dhe diabeti ishte më i lartë tek femrat sesa tek meshkujt. Këto nuk janë studimet e para që hetojnë ndonjë efekt të dëmshëm shëndetësor të ngrënies së vezëve.
Një analizë masive e disa studimeve të publikuara vitin e kaluar në JAMA zbuloi se nivelet e larta të kolesterolit – veçanërisht në vezë – mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes.
Lopez-Jimenez thekson se nëse jeni të përkushtuar që të ulni nivelet e kolesterolit, të ruani shëndetin e zemrës dhe diabetit, duhet të keni parasysh që të hani më pak se shtatë vezë në javë./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?